Flash News

KRYESORE

Skenari i ri i studentëve nëse sot nuk plotësohen 8 kërkesat

Skenari i ri i studentëve nëse sot nuk plotësohen 8 kërkesat

Studentët sot kanë paralajmëruar një tjetër protestë masive në Tiranë, konkretisht para godinës së kryeministrisë.

Ata kërkojnë plotësimin e tetë kërkesave, por nëse edhe ditën e sotme nuk marrin përgjigje pozitive nga qeveria, ata kanë paralajmëruar ngujim në ambientet e brendshme të Korpusit Qendror të Universitetit të Tiranës.

Ky informacion u bë publik gjatë një prononcimi për ‘news 24’ nga një student i Drejtësisë, teksa marshonin drejt kryeministrisë.

Po ashtu, studenti tha se edhe nëse kërkesat nuk përmbushen pas ngujimit, të rinjtë parashikojnë edhe skenarin e grevës së urisë.

Të fundit