Skenari i shkarkimit të Ademit, PS mund të tërhiqet

Prefekti i Qarkut te Shkodres, Çesk Millja ka thirrur mbledhjen për konstituimin e Këshillit Bashkiak te henen ne oren 10:00 dhe zgjedhjen e organeve drejtuese; zgjedhjen e përfaqësuesve të Këshillit të Bashkisë në Këshillin e Qarkut Shkodër dhe shpallja e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të bashkisë Shkodër.

Sipas Abc News, qe u referohet burimeve te saj brande Partise Socialiste, këshilli i ri do të vendosë për dy nga tre pikat e rendit të ditës, por nuk do të zgjedhin një zëvendësues për Voltana Ademin, të paktën për momentin.

Mbarëvajtja e drejtimit të saj të bashkisë, po sipas të njëjtave burime, do varet nga marrëdhënia që do ndërtojë me këshillin e ri bashkiak 51 anëtarësh, me socialistë e aleatë të tyre. Kjo mazhorancë absolute, pritet të imponojë çdo vendimmarrje në Bashkinë e re të Shkodrës.

Nëse mazhoranca do të tentonte të shkarkonte Ademin – opsion i dalë nga jursitët e PS – atëherë situata do të tensionohej më shumë me Partinë Demokratike, që e ka bërë të qartë se kryebashkiakja do të qëndrojë në detyre deri në organizimin e zgjedhjeve të reja vendore në mbarë vendin.