Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Skenari me risk i PS për Shkodrën: Këshilli Bashkiak zgjedh një kryetar të ri të përkohshëm
Një tjetër skenar që po përflitet për Shkodrën është qe Këshilli Bashkiak, që do të konstituohet më 19 gusht, të caktojë si kryetar të përkohshëm një prej nënkryetarëve aktualë të bashkisë Shkodër: Emilia Koliqi, Arben Gjuraj apo Bardh Sheqi, ose Prefektin e Qarkut.
Por edhe ky skenar e ka një risk. Voltana Ademi mund të mos largohet kurrë nga zyra, referuar nenit 60 pika 4 e ligjit për qeverisjen vendore, që thotë: “Ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë fillon në çastin kur bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës”.
Ndryshe nga ligji për qeverisjen vendore, Kodi Zgjedhor përcakton limitin kur mbaron mandati i kryebashkiakut. Për efekt të këtij Kodi, mandati i organeve të qeverisjes vendore mbaron në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt pas datës së shpalljes me vendim të KQZ-së në shkallë vendi të rezultateve të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.
Për zgjedhjet e vitit 2015, KQZ shpalli rezultatet më 10 Gusht të atij viti dhe sipas kësaj formule, mandati i Voltana Ademit si kryebashkiake e Shkodrës do të duhej të përfundonte më 10 Gusht 2019. Çfarë vështirëson akoma më shumë konfliktin ligjor është se të dyja normat kanë të njëjtën hierarki dhe miratohen me 3/5 e votave në Parlament.