Flash News

KRYESORE

Skenari ndryshe i opozitës, në protestë do të flasë vetëm Lulzim Basha

Skenari ndryshe i opozitës, në protestë do të flasë

Zbardhen detaje të reja nga protesta e opozitës së bashkuar, e cila nis pas pak minutash.

Aktualisht, po bëhet përgatitjet e fundit si nga opozita, ashtu edhe nga forcat e rendit dhe të sigurisë, ku dhjetëra efektivë kanë nisur të pozicionohen që nga ministria e Brendshme e deri te kryeministria.

Megjithatë, pak para nisjes së marshimit, mësohet se ndryshe nga protestat e shkuara, këtë herë nuk do të dominohet nga fjalimet.

I vetmi që do të flasë do të jetë kreu i PD, Lulzim Basha, i cili do të mbajë vetëm një fjalim të shkurtër. Më pas, protesta do të vijojë spontanisht nga qytetarët nga ora 11.00 deri në një afat të pacaktuar.

Nga ana tjetër, kujtojmë se ministri Xhafaj do ta ndjekë situatën nga salla operacionale në ministrinë e Brendshme.

 

Të fundit