Flash News

KRYESORE

Skenari për rrëzimin e Ilir Metës, presidente mund të zgjidhet një grua?

Skenari për rrëzimin e Ilir Metës, presidente mund të

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka rihapur edhe njëherë debatin nëse deputetët mund të bllokojnë betimin e Ilir Metës si President i Republikës. Manjani është i mendimit se diçka të tillë nuk e lejon Kushtetuta, ndaj Meta nuk mund të humbasë mandatin e tij.

Por shumë studiues deklarojnë se deputetët mund të bllokojnë betimin e presidentit të ri duke mos marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme. Duhen të paktën 71 deputetë të pranishëm në Kuvend që të betohet presidenti.

Seanca është parashikuar më 24 korrik dhe në këtë datë Ilir Meta duhet të jetë dorëhequr si kryetar i Kuvendit. Këtë post do e mbajë përkohësisht nënkryetarja Valentina Leskaj, e cila drejtoi gjithashtu seancën kur u votua për zgjedhjen e Metës president.

Por me Metën e dorëhequr si kryetar Kuvendi dhe me realizimin e një skenari ku deputetët nuk paraqiten në seancë duke i djegur atij mandatin, Kushtetuta parashikon se në postin e presidentit duhet të zgjidhjet përkohësisht drejtuesi/ja e Kuvendit, që në këtë rasti i bie të jetë Valentina Leskaj.

Të fundit