Flash News

KRYESORE

Skënder Gjinushi kandidon tre deputetë të majtë në listat e PSD, Tom Doshi i pari në Shkodër

Skënder Gjinushi kandidon tre deputetë të majtë në

Kreu i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi ka zgjedhur të kryesojë listat e kandidatëve për deputetë me tre të majtë.

Gjinushi ka vendosur në krye të listës në qarkun e shkodrës, ish deputetin socialist, Tom Doshin i cili prej kohësh bën fushatë për këtë qark ku do të ketë përballë ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, Agron Çelën nga LSI dhe Sait Fishta nga PDIU. Listën në qarkun e Gjirokastrës ka zgjedhur ta kryesojë me mjekun Ylli Ziçishti, i cili mbeti jashtë listave të PS shkruan 'Panorama'. Ndërsa vetë Gjinushi  kryeson listën në qarkun e Tiranës. Vetëm disa ditë më parë Gjinushi u shpreh se kandidaturë më të mirë se Doshi për Shkodrën nuk mund të gjente. Po ashtu ajo që bie në sy është kandidatura e Mirela Ferracakut si kandidatja e dytë në listën e Tiranës, Ferracaku zëvëndësoi kreun e Kristian Demokratëve Mark Frroku.

 

 

Të fundit