Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Skënderbeu 10 vite pezullim, Takaj: Na dënoi shqiptari që punon në federatën spanjolle
Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj ka dalë në një konferencë për shtyp për të komentuar vendimin e CAS-it, që e ka pezulluar klubin me 10 vite nga kompeticionet europiane. Kreu i klubit korçar pretendon se vendimi është i pabazuar ndërsa dyshon se personi që fshihet pas dënimit është Eduart Dervishi – ish sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, aktualisht i punësuar në federatën spanjolle të futbollit.
“Nuk na dalin më shumë se 2 persona që janë marrë me dënimin e Skënderbeut. Çelësat e zyrës i ka Eduart Dervishi. I kemi mundësi ti vërtetojmë të gjithë personat e përfshirë në këtë çështje”.Nuk e di si është pjesa e pagesës së gjobë. Nuk është vetëm 1 milionë euro. Po të qe vetëm 1 milionë euro do bëhej një sakrificë e madhe. Është sikur ta hedhësh në kosh. Janë edhe 10 pjesmarrje. Futbolli pa motiv, nuk shkon. Nuk mund të pretendosh që të ngresh një klub pretendent. Studioja jonë dhe avokati, janë referuar gjykatës federales. Ajo merret me provat. Studioja jonë në momentin që ka dorëzuar letrën për KAS-in ka dorëzuar edhe për gjykatën federalën”, sqaroi Takaj.
Pavarësisht penalizmit të rëndë, Takaj do të vijojë të financojë ekipin korçare, i cili nuk do të luajë në kompeticionet evropiane për 10 vitet e ardhshme.