Flash News

KRYESORE

Skënderbeu fiton Kupën e Shqipërisë, Meta i dorëzon trofeun

Skënderbeu fiton Kupën e Shqipërisë, Meta i dorëzon

Skënderbeu u shpall kampion i Kupës së Shqipërisë mbrëmjen e sotme në ndeshjen kundër Laçit, dhe ishte Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili i dha medaljet ekipit korçar.

Përmes një statusi në Facebook, Meta uron Skënderbeun për trofeun e dytë në këtë sezon, ndërsa shpreh përgëzime për skuadrën e Laçit që dhuroi një garë të fortë.

“Urime ekipit të Skënderbeut për trofeun e dytë, Kupën e Shqipërisë. Përgëzime të sinqerta ekipit të Laçit që dhuroi një garë të fortë e të barabartë deri në minutën e fundit”, shkruan Meta.

Skënderbeu fitoi në ‘Elbasan Arena’ me rezultatin minimal 1-0 ndaj Laçit, pas një penalltie të dyshimtë.

Të fundit