Flash News

KRYESORE

Skënderbeu me hap kampioni, mund Lushnjën 4-1, sot Partizani kërkon fitoren e dytë

Skënderbeu me hap kampioni, mund Lushnjën 4-1, sot Partizani

Skënderbeu vazhdon të tregojë formën shumë të mirë të fillim sezonit, në kampionat duke shkatërruar këtë fundjavë Lushnjën me rezultatin 4-1 në stadiumin Skënderbeu. Përballë vendit të fundit korçarët kanë marrë pikët e vlefshme por nuk e kanë ulur aspak ritmin edhe pse në mesjavë do t'i duhet të luajnë ndaj Partizanit të Beogradit, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve të Eurpa Leagues.

Dy golat e Takut në pjesën e parë dhe më pas Sowe e Xhejms ishin autorët e 4 golave për Skënderbeun, ndërkohë që golin e vetëm për skuadrën e Banos e shënoi Sefa në pjesën e parë.

Kjo ishte ndeshja e parë e javës së 6-të të Superligës ndërkohë që takimet e tjera do të luhen ditën e hënë.

Sot do t; luhen ndeshjet e tjera t; Kategoris; Superiore.

Pas fitores me Teutën, Partizani do të luajë ndaj Luftëtarit në javën e gjashtë të Kategorisë Superiore. Trajneri Iuliano theksoi se skuadra po jeton një moment të mirë dhe se është gati të luajë këtë ndeshje që sipas tij është e komplikuar.

“Na pret një ndeshje e rëndësishme dhe e komplikuar si ajo me Teutën. por ne vijmë në këtë sfidë me më shumë siguri. Do të kërkojmë që të aktivizojmë futbollistët që janë rikuperuar më mirë dhe që janë përmirësuar. Mund të ketë edhe ndryshime  në formacion. E kam studiuar Luftëtarin ka në përbërje lojtarë të rëndësishëm sidomos në sulm. Ne jemi stërvitur mirë për të kaluar edhe këtë test të radhës. Do të hyjmë në fushën e lojës për të marrë 3 pikët. Barazimi do të ishte një dështim i madh për ne”, shprehet Iulianio.  Ndeshja mes Partizanit dhe Luftëtarit do të luhet ditën e hënë në orën 17:00 në stadiumin "Selman Stërmasi".

Si kryeqytetasit ashtu edhe Gjirokastritët në 5 javët e para kanë mundur të grumbullojnë vetëm 5 pikë dhe për momentin gjenden në vendin e 8 dhe të 9 të klasifikimit.

14:00         Kukesi - Teuta

Kamza – Vllaznia

LAçI - Flamurtari

17:00         Partizani - Luftëtari

RENDITJA:

1       Skenderbeu                   16

2       FK Kukesi                      10    

3       Flamurtari                     8      

4       Teuta Durres                 7      

5       KF Kamza                      6      

6       KF Laci                           6      

7       Luftëtari                        5                

8       Vllaznia Shkodër           5      

9       Partizani Tirana            5

10     KS Lushnja                    2

Të fundit