Flash News

KRYESORE

Skënderbeu kërkon heqjen e dënimin, 5 lojtarët që do dëshmojnë në Gjenevë

Skënderbeu kërkon heqjen e dënimin, 5 lojtarët që do

Paraditen e sotme është zhvilluar në Gjenevë seanca dëgjimore në Komisionin e Apelit të UEFA-s, ku skuadra e Skënderbeut ka kërkuar heqjen e dënimit që ka dhënë Komisioni i Etikës pak javë më parë, prej 10 vitesh pezullim nga aktivitetet europiane dhe një milion euro gjobë.

Përveç avokatëve zvicerianë që përfaqësojnë skuadrën korçare, të pranishëm janë edhe 5 futbollistë që do dëshmojnë:

Sabien Lilaj është lojtari i kërkuar nga vet Komisioni i Apelit të UEFA-s, ndërkohë që emrit të tij i janë bashkuar për këtë seancë të sotme edhe mesfushori Nimaga, ish-kapitenin Bledi Shkëmbi, sot trajner i Lirisë së Prizrenit, ish-lojtarët Bernard Berisha, sot lojtar i Groznit në kampionatin rus, si dhe Liridon Latifi, sot lojtar i Akademisë Pushkash në Hungari.

Pretendimet e avokatëve të korçarëve janë për të hequr tërësisht dënimin, jo thjesht ulje të tij, e për këtë arsye ata kanë bërë të ditur se do të kalojnë deri në CAS, nëse kjo kërkesë e tyre nuk pranohet në Apelin e UEFA-s.

Sot do të jetë vetëm seanca dëgjimore, ndërkohë që vendimi mund të zbardhet në ditët në vazhdim.

Të fundit