Flash News

KRYESORE

Skënderbeu përgatitet për sezonin e ri; larg shkëlqimit të dikurshëm dhe në rrezik ekzistence

Skënderbeu përgatitet për sezonin e ri; larg shkëlqimit

Të dielën në orën 20:00, ekipi i Skënderbeut do të luajë ndeshjen e Superkupës përballë Laçit në stadiumin ‘Selman Stërmasi’.

Ndryshe nga viti i kaluar, ku korçarët ishin pretendent absolut për të fituar titullin kampion dhe kupën, e tashmja nuk duket aspak premtuese për skuadrën.

Mos-marrja pjesë në Ligën e Europës pasi janë në gjyq me UEFA-n për trukime ndeshjes ka dëmtuar klubin në aspektin financiarë por edhe anën e imazhit.

Futbollistët kryesor, si: Tefik Osmani, Gledi Mici, Sabjen Lilaj, Ali Soue, Xhejms Adenji kanë braktisur anijen dhe janë zëvëndësuar me lojtarë të rinjë, të cilët përpos talentit nuk kanë eksperiencën e mjaftueshme për të udhëhequr skuadrën drejt trofeve.

Nëse KAS do të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Apelit, ateherë klubi rrezikon të falimentojë, pasi një ekip pa të ardhura financiare nga kompeticionet europiane e ka të vështirë të mbijetojë në futbollin shqiptar.

Fakti është pranuar edhe nga presidenti Ardjan Takaj në një prononcim dhënë disa ditë më parë për ‘Euronews’ paralajmëroi: "Vendimi i UEFA-s është si dënim me vdekje për ne”.

Të fundit