Flash News

KRYESORE

Skënderbeu triumfon ndaj Flamurtarit, shkon në finalen e Kupës së Shqipërisë

Skënderbeu triumfon ndaj Flamurtarit, shkon në finalen e Kupës

Pas kualifikimit të Laçit, ekipi i dytë finalist në Kupën e Shqipërisë është Skënderbeu i cili mposhti Flamurtarin me rezultatin 2-0.

Skuadra korçare arriti të shënonte dy gola brenda 2 minutave nëpërmjet Sowe dhe Nimaga, duke përmbysur kështu humbjen 0-1 të ndeshjes së parë.

Ekipi vendas u mundua të gjente golin por nuk arriti të shënonte.

Finalja e Kupës së Shqipërisë i takon përballjes mes Skënderbeut dhe ekipit të Laçit, i cili u kualifikua duke eleminuar Kukësin me rezultatin 1-1.

Të fundit