Flash News

KRYESORE

Skënderbeu vendos përfundimisht, marrin direkt masa ekstreme

Skënderbeu vendos përfundimisht, marrin direkt masa ekstreme

Skënderbeu ka reaguar pas vendimit të FSHF-së për të pezulluar kampionatin. Drejtuesit kanë vendosur që seancat stërvitore të ndërpriten deri në një njoftim të dytë. "Ujqërit" reaguan menjëherë në lidhje me situatën.

NJOFTIM - "Pas pezullimit të aktivitetit futbollistik nga Federata Shqiptare e Futbollit si pasojë e situatës së krijuar më virusin COVID - 19, klubi ka vendosur ndalimin e aktivitetit sportiv dhe pezullimin e seancave stërvitore deri në një moment të 2-të.

Drejtuesit dhe stafi teknik janë sensibilizuar me situatën duke urdhëruar lojtarët dhe të gjithë pjestarët e klubit të qëndrojnë në shtëpi dhe të distancohen nga kontaktet deri në normalizimin e situatës.

KF Skënderbeu bën thirrje të gjithë tifozëve dhe sportdashësve t’iu binden këshillave të OBSH dhe rregullave të vendosura nga Këshilli i ministrave.

Vetëm në këtë menyrë, duke ju bindur rregullave, duke mbrojtur vetën dhe të tjerët pranë nesh do të mundim të kalojmë këtë situatë duke bërë të mundur rikthimin normal të jetës dhe garave sportive", - shkruhet në njoftim.

Të fundit