Flash News

KRYESORE

Skeptizicëm për Sandër Lleshin, analisti Hila: Ministria e Brendshme nën kontrollin e Ramës

Skeptizicëm për Sandër Lleshin, analisti Hila: Ministria e

Analist Dritan Hila nuk e shikon me entuziazëm emërimin e gjeneralit Sandër Llëshi si ministër i Brenshëm.

I ftuar në emisionin ‘Top Talk’, Hila theksoi se është kundër atyre që mendojnë se Lleshi është një figurë jo politike, duke e quajtur atë më rilindas se rilindasit.

“ Rama ka vendosur pushtetin e tij edhe mbi këtë ministri të rëndësishme duke vendosur në këtë post një person me të cilin bashkëpunon prej 5 vitesh”, sqaron Hila.

Lidhur me dorëheqjen e Xhafajt, Hila pohoi se nuk i beson tërësisht këtij variant, pasi Xhafaj mund të jetë shkarkuar;  një lëvizje për të mbrojtur kryebashkiakun e Durrrësit, Vangjush Dakon.

“Dako është një njeri i rëndësishëm për Ramën, një lloj padrinoje në Durrës. Me goditjen e Dakos, nuk do të goditej një kryetar Bashkie, por një njeri i rëndësishëm, nga ata të fortët që rrinë në hije. Mos ju duket çudi që largimi i Xhafës të jetë për shkak të Dakos”, u shpreh Hila, duke shtuar se: “Sa përqind janë të vërteta këto, në politikë është e vështirë ta masësh”, përfundoi ai.

Të fundit