Flash News

KRYESORE

“Skifterët” e natës i marrin biznesmenit kavajas mijëra euro

“Skifterët” e natës i marrin biznesmenit kavajas

Një tregtar është tmerruar gjatë natës së kaluar, pasi 3 grabitës kanë hyrë në banesë në orët e para të mëngjesit duke e dhunuar dhe i marrë një shumë të madhe eurosh. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit të Kavajës, teksa persona ende të paidentifikuar kanë grabitur një shumë të madhe eurosh në banesën e tregtarit Adem Kola, i cili merret me tregtimin e peshkut.Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.09.2017, rreth orës 04:20, në lagjen Nr.1, Kavajë, në banesën e shtetasit A. K., kanë hyrë 3 persona (të paidentifikuar) të cilët kanë vjedhur një shumë parash, ku në tentativë për t’u larguar kanë goditur me mjete rrethanore pronarin e banesës, i cili ka marrë lëndime të lehta. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ende nuk ka detaje për rrethanat e ngjarjes, por policia pritet të japë të dhëna më të detajuara në orët në vijim, pas verifikimeve përkatëse.

Të fundit