Flash News
Konstituohet grupi i dialogut për ‘Reformat’ mes opozitës dhe mazhorancës
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
S’kishte si të ndodhte ndryshe, Xhelal Mziu i vendos një rruge emrin “Ramush Haradinaj” pas dorëheqjes
Bashkia Kamëz i vendos një rruge të qytetit emrin “Ramush Haradinaj”.
Kryeministri i Kosovës dha dorëheqjen një ditë më parë për t’u vënë në dispozicion të Gjykatës së Hagës. Disa vite më parë Bashkia e Kamzës e ka shpallur kryetarin e AAK, “Qytetar Nderi”. Në një reagim të shpërndarë për mediat Bashkia Kamëz vlerëson aktin e Haradinajt i cili tregoi jo vetëm profilin e tij prej shtetari por njëherazi vendosi të sakrifikojë nga vetja për Kosovën dhe kombin shqiptar.
Deklarata e Bashkisë Kamëz
Ramush Haradinaj me dorëheqjen e djeshme tregoi të qenit një shtetar i vërtet pasi qe është një patriot dhe atdhetar ketë e ka treguar çdo ditë te jetës se tij. Haradinaj tregoi se sakrifikon nga vetja për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës për gjithë shqiptarinë. Me dorëheqjen prej një burri te vërtet shteti tregoi se nuk ka asgjë për te fshehur dhe se sa here te kërkohet do te shkoj para drejtësisë jo si kryeministër i Kosovës por si Ramush Haradinaj.
Duke iu përgjigjur thirrjeve te drejtësisë por dhe akteve te marra si kryeministër i Kosovës në detyrë, Bashkia Kamez ka nderin qe një rruge të qytetit tonë ti vendos emrin e tribunit te lirisë dhe atdhetarisë Ramush Haradinaj me vendim te këshillit Bashkiak.
Kujtojmë qe tashme Ramush Haradinaj është njeri prej nesh per thjeshtësinë qe e karakterizon por edhe se ai është Qytetar Nderi i Kamzez si dhe prej sot një prej rrugëve mban emrin e tij. Jemi me ty Ramush, te bindur ne pafajësinë tende dhe misionin tënd për lirinë e Kosovës dhe shqiptarisë. Askush nuk ka mundur te gjunjëzoje sado qe ka tentuar. Ti Ramush ke ditur te ia dalësh me karakterin tënd fisnik dhe pastërtinë e figurës tende. Ti je nje shtetar i vertet ndaj qendro sic ke ditur te ia dalesh pabesive.jemi me ty.