Flash News

KRYESORE

Skuadra kazake e Kairatit mbërrin në Korçë, Skënderbeu shpreson në fitore…

Skuadra kazake e Kairatit mbërrin në Korçë,

Skuadra kazake e Kairat Almatit ka mbërritur paraditen e sotme në qytetin e Korçës ku është akomoduar në hotelin e planifikuar. Gjatë pasdites ata do të kryejnë seancën e fundit stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e nesërme përballë Skënderbeut.

Kairati erdhi në Shqipëri që dje, por për të kaluar disi lodhjen nga udhëtimi vendosi ta kalonte natën në Tiranë, ndërsa vetëm sot u nis drejt Korçës.

Ndeshja do luhet nesër dhe skaudra kazake do të kërkojë kualifikimin, edhe pse e ka mbyllur ndeshjen e parë 1-1. Bastet favorizojnë paksa Kairat, por Skënderbeu nuk do të dorëzohet dhe do shpresojë deri në fund të arrijë sukses, duke u favorizuar edhe nga ndeshja e parë si dhe goli në fushën kundërshtare.

 

Të fundit