Flash News

KRYESORE

“Sllovenia e shikon Shqipërinë si një pjesë të BE-së, nëpërmjet kulturës dhe traditave të përbashkëta”

“Sllovenia e shikon Shqipërinë si një pjesë të

“Sllovenia e shikon Shqipërinë si një pjesë të BE-së, nëpërmjet kulturës dhe traditave të përbashkëta”, deklaroi ambasadorja e Sllovenisë, Lea Stançiç.

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Boaz Rodkin dhe ambasadorja e Sllovenisë, Stançiç vizituan sot qytetin e Kukësit. Me rastin e Ditës Europiane të Pemës, ata mbollën një pemë në qytetin e Kukësit, ndërsa përcollën edhe mesazhin e tyre për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Në fakt sapo mbollëm pemën e integrimit në BE, dhe ne e shikojmë Shqipërinë si një pjesë të BE-së, nëpërmjet kulturës dhe traditave të përbashkëta. Për t’u anëtarësuar në BE janë disa kritere që duhet të plotësohen. Sllovenia si një vend i ri në BE, gjithmonë mbështet anëtarësimet e reja dhe sidomos atë të Shqipërisë në BE”, tha ambasadorja Stançiç.

Sipas diplomates sllovene Shqipëria ka bërë disa hapa përpara sidomos në reformën në drejtësi, por ka akoma shumë gjëra për të përmbushur.

Të fundit