Flash News

KRYESORE

Sllovenia kritika BE-së: Dështuam me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do ketë pasoja negative

Sllovenia kritika BE-së: Dështuam me Shqipërinë dhe

Ministri i Jashtëm i Sllovenisë Miro Cerar mendon se Bashkimi Evropian dështoi me moshapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Anë një intervistë me agjencinë e lajmeve “Associated Press”, ai theksoi se kjo çon sinjale negative në Ballkan, ku Rusia po përpiqet që të shtojë influencën që pas rënies së komunizmit.

“Unë mendoj se kjo shtyrje apo vendimi ‘jo’ me të vërtetë ishte një gabim historik. Ne i gënjyem ata. Nuk e mbajtëm premtimin dhe kjo është diçka e keqe për të dyja vendet.

e kemi humbur besueshmërinë tani dhe pasojat do të jenë mjaft të këqija. e dimë se krahina e Ballkanit perëndimor nuk është e qëndrueshme. ka interesa të ndryshme në atë krahinë, që pa dyshim janë nga shtete me të vërtetë të forta.

Kështu që Unioni Evropian duhet që të bëjë më të mirën që ta afrojë këtë krahinë, të vazhdojë me procesin zhvillimit dhe të nisë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Cerar.

Të fundit