All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Slogani i PD për protesën e 16 shkurtit: Shqiptarët nuk janë të varfër, por janë të vjedhur

Slogani i PD për protesën e 16 shkurtit: Shqiptarët nuk janë
All - Paragraf - 1

Motoja kryesore e liderit të opozitës Lulzim Basha gjatë turit të tij në Shqipëri është se populli duhet të marrë fatin e vet në dorë më 16 shkurt, sepse drejtohet nga një qeveri ilegjitime, që është kapur në vjedhjen e votave dhe në vjedhjen e qytetarëve. Këtë ftesë Basha ua bëri edhe sot shqiptarëve nga takimi me banorët e Burrelit.

All - Paragraf - 3

Këta hajdutë me lekët e vjedhura tani kanë blerë dhe ato karrige ku ulen përditë. Ato karrige nuk janë në shitje! Ato karrige ju përkasin juve! Ato karrige janë vjedhur! Pushtetin e vërtetë e keni ju, ndaj duhet ta merrni vetë fatin me dorë!”, u shpreh Basha.

Lulzim Basha u kërkoi shqiptarëve që më 16 shkurt të bëjnë as më pak e as më shumë, por atë që bën çdo qytetar europian.  “Në Europë, kur qeveria kapet duke vjedhur, ndëshkohet qeveria, ikin hajdutët në burg, nuk vuan populli!”- tha Basha, i cili bëri dallimin që sipas tij qëndron mes qytetarëve dhe qeverisë më 16 shkurt.

 “Matanë gardhit te policëve është hajduti. Përballë tyre është populli i vjedhur! Këtu e ka cuar vendin kryehajduti që është kapur duke vjedhur! Një shtet i kapur që punon dhe mbron vetëm hajdutët kundër njerëzve, kundër shumicës se tradhëtuar, kundër popullit të varfëruar në palcë!”

Me sloganin e njohur se shqiptarët nuk janë të varfër, por janë të vjedhur, lideri i opozitës synon të bashkojë në sheshin sa më shumë protestues.

“16 shkurti është dita e bashkimit të madh popullor kundër vjedhjes! Kundër qeverisë hajdute!!! Për Shqipërinë si çdo vend tjetër europian. Derën e Europës ne do ta hapim të gjithë bashke më 16 shkurt”- u shpreh Basha.

Të fundit