Flash News

KRYESORE

SMS kërcënuese një ditë përpara, si e kuptoi inspektori i tatimeve tritolin në makinë

SMS kërcënuese një ditë përpara, si e kuptoi inspektori

Ditën e djeshme, një punonjës i Drejtorisë së Tatimeve në Shkodër i ka shpëtuar mrekullisht një shpërthimi me lëndë eksplozivi në makinën e tij.

Bëhet fjalë për automjetin e Nehat Zaganjori, teksa ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Ura Dervishbeg’.

Sipas Report tv, ai ka deklaruar se një ditë më parë kishte marrë një SMS kërcënues nga një numër i panjohur dhe dyshimet më të forta i lidh me detyrën e tij te Tatimet.

Po ashtu, sipas të njëjtave burime, në makinë u gjet një sasi eksplozivi 20-30 gram te targa e makinës, e cila fatmirësisht nuk ka shpërthyer.

Mësohet se ka qenë një i njohur i Zaganjorit, i cili ka dalë për të parë një gjobë që sapo i ishte vënë në parkim mjetit, kur ka konstatuar te pjesa e pasme lëndën plasëse. Menjëherë ka njoftuar pronarin e makinës dhe më pas e kanë hequr me këmbë lëndën plasëse.

Policia po heton ende për autorët e ngjarjes.

Të fundit