Flash News

KRYESORE

“S’mund ta besoj”, Engin flet pas humbjes së mikut të ngushtë

“S’mund ta besoj”, Engin flet pas humbjes së mikut

Humbja e aktorit Arda Oziri ka qenë shumë i dhimbshëm dhe për aktorin Engin Altan Duzyatan. Humbjen e mikut të ngushtë aktori i njohur si “Ertugrul” s'mund ta besojë ende.

“Ende nuk e besoj dot, jam shumë i pikëlluar”, është shprehur Engin Altan Duzyatan për median.

Mbrëmjen e së martës, Engin Altan Duzyatan dhe bashkëshortja e tij Neslişah Alkoçlar ishin për darkë në një restorant në Stamboll. Në dalje, ai u pyet nga gazetarët për vdekjen e hidhur të shokut të tij të klasës në Universitet dhe të setit të xhirimit në serialin “Ertugrul”.

“Humbja jonë është e madhe. Uroj që Zoti ta mëshirojë mikun tim të dashur. I uroj ngushëllime familjes dhe komunitetit të aktorëve. Ende nuk e besoj dot, jam shumë i pikëlluar”, tha Duzyatan, i cili luan rolin e Ertugrul në serialin me të njëjtin emër.

Kujtojmë që 39-vjeçari Arda Oziri humbi jetën mëngjesin e së dielës pas një aksidenti me motor në Stamboll. Në vitin 2017 ai iu bashkua serialit Ertugrul ku luante rolin e Goktug, njeriut besnik të Sadetin Kopek.

 

Të fundit