Flash News

KRYESORE

"S'mund të ecësh me 200, kur ekipi ka maksimum 100km/h", - Kovac kapet me lojtarët

"S'mund të ecësh me 200, kur ekipi ka maksimum

Trajneri i Bayern Munchen-it, Niko Kovac, ka folur në lidhje me trajnerin Jurgen Klopp dhe dallimet mes ekipit të Liverpool-it dhe kampionëve të Gjermanisë. Numri një i bavarezve mendon se skuadra e tij nuk është aq cilësore sa anglezët.

"Jurgen Klopp-it i dhanë besim dhe tani po marrin frytet e punës së tij. Ai pati kohë të ndryshojë skuadrën si donte dhe kjo nuk është e lehtë të gjendet sot. Shumë trajnerë nuk e kanë luksin e kohës dhe besimin e pritjes.

"Të luash me intensitet të lartë si Liverpooli duhet të kesh lojtarët e duhur për ta bërë. Nuk mund të ecësh me një shpejtësi 200 km/ph kur ke drejton një makinë qetë kap maksimumi 100km/h", - tha trajneri.

Të fundit