“S’mund të krahasohet me gripin e thjeshtë”, mjekje shqiptare tregon shenjat pasi u infektua me Covid-19

Mes mijërave të iunfektuarve me Covid-19, ka patur shumë raste të infektuarish edhe mjekë e infermierë, që ndodhen vijën e parë të luftës me virusin.

Blerina Suli, mjekja shqiptare në Itali, ka treguar për emisionin “Opinion” se infektimi me COVID-19 nuk krahasohet me gripin e thjeshtë. Megjithatë, sipas saj është lehtësisht i përballueshëm, sidomos për moshën e saj.

“Dhimbje gjoksi nuk kam pasur dhe një temperaturë maksimale 37.2. Ishte lehtësisht i përballueshëm, sigurisht nuk mund të krahasohet me gripin e thjeshtë. Nuk është realisht një grip i thjeshtë sepse simptomat janë më të forta, por mund të them që për grupmoshën time janë lehtësisht të përballueshme. Unë jam 36 vjeç dhe nuk kam asnjë problem”, tha ajo.

Suli tregoi se fillimisht ka pasur simptoma shumë të lehta, ndërsa më pas gjithçka ia la vendin një lodhjeje të madhe.

Fillimisht ishin simptoma shumë të lehta, kisha pak kollë, shumë pak hundët e zëna, por ditët në vijim kolla u shtua. Temperaturë nuk kam pasur. U shtua dhimbja e kyçeve, e të gjitha muskujve, një lodhje shumë e madhe, dhimbje koke, aq sa shpesh herë më dilte dhe gjumi natën. Ajo që ka dhe pjesa më e madhe e personave të tjerë kam humbur ndjesinë e të gjitha erërave. Nuk ndjeja aroma, shijen e kam akoma”, tha Suli.