Flash News

KRYESORE

Socialistët dërgojnë Metën në Kushtetuese

Socialistët dërgojnë Metën në Kushtetuese

Partia Socialiste pritet t’i drejtohet ditën e nesërme Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar interpretimin e vendimit të Presidentit për të mos e dekretuar Sandër Lleshin në postin e ministrit të Brendshëm.

Njoftimin e bëri vetë kryeministri Edi Rama në emisionin ‘Real Story’ ndërsa kërkesa duket se do të qëndrojë për një kohë të gjatë në sirtarët e kësaj gjykate për shkak se ajo është jashtë funksionit për mungesë të anëtarëve.

Rama tha se Gjykata do të jetë funksionale në pranverë dhe pikërisht në këtë kohë pritet të shqyrtohet edhe kërkesa e socialistëve në lidhje me vlefshmërinë e vendimit të Presidentit.

Të fundit