Flash News

KRYESORE

Socialistët e kanë vendosur: Llalla ikën në 7 dhjetor, do kemi kryeprokuror të përkohshëm

Socialistët e kanë vendosur: Llalla ikën në 7 dhjetor, do

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant balla ka deklaruar se Adriatik Llalla do të largohet nga detyra që mban në datën 7 dhjetor. Balla tha se në vned të tij do të jetë një kryeprokuror i përkohshëm deri në momentin që të ngrihet Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

“Mandati i z.Llalla ka filluar në datën 7 dhjetor 2012, që do të thotë se referenca kohore është 7 dhjetor 2017. Kuvendi i Shqipërisë ka qenë shumë i vëmendshëm kur ka çuar reformën në 2016-ën për të mos krijuar probleme. Dhe ligji për Prokurorinë zgjidh çdo lloj hamendësimi për këtë çështje. KLP nuk është ngritur. Në këtë moment, dy institucionet e Kuvendit, sekretari i përgjithshëm dhe institucioni që monitoron institucionet e pavarura, thotë kemi vakancë dhe vakanca për mua krijohet pas datës 7. Duke qenë se KLP nuk është konstituuar, ligjvënësi ka parashikuar një Prokuror të përkohshëm”, tha Balla në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv.

Të fundit