Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Socialistët e refuzuan një herë Fatmir Xhafën për ministër, sërish sebep ishte vëllai
Rasti i Fatmir Xhafës nuk është i pari që socialistëve ju lëkunden pozitat e Ministrit të Brendshëm kur janë në qeverisje. Por duket se me ndryshimin e kryetarit (momentin që u zgjodh Edi Rama), ka ndryshuar edhe standardi i vlerësimit të tyre. Për ironi të fatit protagonist është sërish Fatmir Xhafaj, por këtë herë socialistët përdorin një standard tjetër vlerësimi.
Në vitin 2003, Luan Rama, që as kohe mbante postin e Ministrit të Rendit në qeverinë socialiste, dha dorëheqjen pas incidentit me gazetarin Babarano. Kryeministri i asaj kohe, Fatos Nano, i propozoi Kryesisë tre emra për zëvendësimin e tij. Mes emrave të propozuar ishte edhe ai i Fatmir Xhafës.
Por kandidatura e Xhafës u rrëzua për shkak se kishte vetëm një vit që kishte ndodhur ndalimi i vëllait të tij. Socialistët që ishin pjesë e Kryesisë aso kohe e refuzuan emrin e tij pikërisht për shkak të këtij fakti dhe se emërimi i Xhafës do të shtonte kostot për qeverinë.
2018-ta e gjeti Fatmir Xhafën në postin e ministrit të Brendshëm. I vëllai i tij u bë sërish sebep që posti i tij të lëkundej. Por këtë herë ai fitoi besimin e kryeministrit për tu rikonfirmuar në detyrë. Madje edhe vetë u shpreh sot se as nuk ka menduar të japë dorëheqjen dhe as i është kërkuar nga kryeministri të dorëhiqet.