Flash News

KRYESORE

Socialistët mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish deputetit të majtë

Socialistët mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-deputetit socialist, Niko Faber.

Mesazhin e ka shpërndarë në Facebook.

Balla shkruan se shkencat bujqësore shqiptare humbën një nga mendjet e ndritura me kontribut të spikatur shumë vjeçar, ndërsa Korça humbi një përfaqësues të denjë dhe të përkushtuar, në grupin e deputetëve socialistë.

“Lamtumirë Profesorit të nderuar Niko Faber. Shkencat bujqësore shqiptare humbën një nga mendjet e ndritura me kontribut të spikatur shumë vjeçar, ndërsa Korça humbi një përfaqësues të denjë dhe të përkushtuar, në grupin e deputetëve socialistë.

Partia Socialiste i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Faber, për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur. Mirënjohje dhe respekt Profesor Niko!”, shkruan Balla.

Deputeti i Partisë Socialiste, njëherazi ministër për Diasporën Pandeli Majko ka shprehur gjithashtu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të kolegut të Faberit.

“Me hidhërim, mora lajmin se Niko Faber, ish-deputet i Partisë Socialiste, ka ndruar jetë. Ai ishte një burrë i qetë me një inteligjencë fisnike. Ishte produkt i vecantë i Korcës të cilit heshtja dhe fjala i peshonin njëlloj. Të qoftë dheu i lehtë”, shkruan Majko.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi:

“Me trishtim mora vesh ndarjen nga jeta të ish deputetit Niko Faber. Niko Faber ka shërbyer për dy mandate, 1997-2001 dhe 2001-2005 si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i zgjedhur në qarkun e Korçës. Përkushtimi, maturia, qytetaria, kultura legjislative dhe lidhjet e ngushta me zgjedhësit dhe qytetarët ishin cilësi të vyera të kolegut tim Niko Faber.

Këto cilësi ai i shfaqi në jetën dhe veprimtarinë e tij parlamentare, politike e shoqërore dhe nëpërmjet tyre ndërtoi një model të deputetit shqiptar, një shembull referimi për kolegët dhe gjithë funksionarët publikë në Shqipëri. Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, si edhe në emrin tim personal i shpreh familjes, bashkëshortës, vajzës, djalit dhë të afërmve,  ngushëllimet më të ngrohta për humbjen e njeriut të dashur.”, shkruan Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, në mesazhin e ngushëllimit për ndarjen nga jeta të ish deputetit Niko Faber.

Të fundit