Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Socialistët që u “thirrën” për të dëshmuar kundër Fatmir Xhafajt; qëndrimi ish-deputetëve për njeriun që e kanë votuar
Tema e sotme e emisionin ‘Top Story’, ju kushtua Fatmir Xhafajt, duke bërë një profil të ish-ministrit të Brendshëm, të tipit “kush është Fatmri Xhafaj?”
Emisioni i referohej gjithë karrierës së Xhafajt duke nisur me rolin e tij gjatë diktaturës komuniste dhe deri tek dorëheqja nga posti i ministrit të Brendshëm.
Pjesë e emisionit, për të dhënë dëshminë e tyre ishin edhe disa ish-deputetët socialistë, kolegë të Xhafajt në Partinë Socialiste.
Ajo që tërhoqi më tepër vëmendje ishte komenti i tyre për Xhafajn, ish-kolegun e tyre të cilin e kanë pasur në krah në Kuvend apo selinë rozë, madje kanë votuar edhe në parlament për zgjedhjen e tij disa herë në poste ekzekutive.
Kastriot Islami e etiketoi Fatmir Xhafajn si një “vegël të Partisë së Punës”, ndërsa Marko Bello do të shprehej me ironi se “zoti Xhafaj ka provuar që edhe kur se kishte mirë me Nanon e kishte mirë me Ruçin, dhe kur se kishte mirë me Ruçin e kishte mirë me Ramën, po se pati mirë me Ramën do ta ketë me Veliajn. E ka këtë aftësi”.
Kësaj liste i shtohet edhe një tjetër ish-socialist dhe ish-koleg i Xhafajt, Ben Blushi, i cili drejton televizionin ku u prodhua dhe transmetua ky material.
Blushi, Islami e Bello, të tre të larguar nga partia Socialiste, duket se kanë zgjedhur që t’i shprehin në kamera mendimet dhe vlerësimet e tyre për ish-kolegët. Në dokumentar u fol disa herë për klane brenda PS-së, por duket se edhe qëndrimi i tyre lë shijen e një klani, por jashtë politike.