Flash News

KRYESORE

Socialistët shkarkojnë kryetarin e LSI, “rrokadë” në Këshillin e Qarkut të Fierit

Socialistët shkarkojnë kryetarin e LSI, “rrokadë”

Këshilltarët socialistë shkarkuan kryetarin e Këshillit të Qarkut Fierit nga radhët e LSI-së, Luan Pashallari dhe rikthyen në këtë detyrë Vangjel Ndrekon. Lëvizjet vijnë pas prishjes së aleancës PS-LSI.

Prishja e aleancës PS-LSI në politikën qendrore po reflektohet edhe në atë lokale. Këshilltarët socialistë në Këshillin e Qarkut të Fierit shkakuan me mocion votëbesimi kryetarin nga radhët e LSI, Fatos Pashollari .

Ky i fundit qëndronte në detyrë prej dy vitesh edhe pse i kishte mbaruar mandate për shkak të përplasjeve PS-LSI.

Fatos Pashollari:“Në momentin që u futëm në fushatë elektorale bashkë dhe votuesit e mi votuan kryetarët e bashkive, që të gjithë sot ata janë në drejtim të partive, çfarë përgjigje do t’iu jepnim atyre, forcës time politike që këta kryetarë bashkie i votuan masivsht?!”

Vendimi kaloi me 21 votat e maxhorancës. Në krye të këshillit të qarkut Fier u rikthye Vangjel Ndreko përfaqësues i PS, i cili e ka mbajtur edhe në të kaluarën këtë pozicion.

Vangjel Ndreko: “U ngarkova me përgjegjësi më të madhe, të cilën duhet ta justifikoj me punë.”

Ai u shkarkua pasi u bë shkak përplasjeje mes demokratëve dhe socialistëve në vitin 2002, për shkak të shkarkimit të tij nga detyra dhe emërimin e Artur Shehut në vend të tij.

 

Të fundit