All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Socialisti denoncon Ramën te Basha: Bllokon hetimet për Valdrin Pjetrin

All - Paragraf - 1

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzon kryeministrin Edi Rama se ka bllokuar hetimet për Valdrin Pjetrin, kryebashkiakun socialist në Shkodër të dalë nga votimet e 30 qershorit, të akuzuar nga opozita si të shpallur “non grata” për 10 vite nga Italia.

All - Paragraf - 3

Basha publikon në “Facebook” mesazhin, që sipas tij, i është dërguar nga brenda bunkerit të grupit të strukturuar kriminal të Rilindjes, në të cilin shkruhet se Rama ka urdhëruar Sandër Lleshajn, Arta Markun e Donika Prelën të bllokojnë me çdo kusht hetimet për Pjetrin.

Mesazhi i Bashës:

Hajduti Psiqik bllokon hetimet për Valdrin Pjetrin. Deja vu! Njësoj si me Ndokën e Frrokun, me Roshin e Dakon me kompani, kriminelët që ka sjellë në Kuvend e Bashki, Hajduti Psiqik i mbron, sepse pushtetin aine merr dhe e mban vetëm me krimin.

Mesazh nga brenda bunkerit të grupit të strukuruar kriminal të Rilindjes:

” Zoti kryetar, Edi Rama është bërë shumë keq për zbulimin e skandalit të Valdrin Pjetrit. Ai ka urdhëruar Llesh kimikun dhe Arta Markun e Donika Prelën ti bllokojnë me çdo kusht hetimet. Sipas ligjit të dekriminalizimit prokuroria duhet të merrte urgjent shenjat e gishtave të Valdrin Pjetrit dhe ti niste për verifikim në Itali. Por Rama ka bllokuar hetimet. Është bërë shumë keq".

Të fundit