Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Socialistja portugeze në vend të Knut Fleckenstein si raportere e PE për Shqipërinë. Profili i shkurtër
Deputetja e PE, Isabel Santos nga Portugalia, është kandidate për t'u bërë raportere e institucionit europian për Shqipërinë. Ajo është anëtare e Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) në Parlamentin Europian, raporton Politiko.al.
Isabel Santos u zgjodh si anëtare e Parlamentit Europian këtë vit. Më parë ajo ka qenë deputete e parlamentit të Portugalisë.
Santos ka qenë anëtare aktive e delegacionit portugez në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së.
Raporterët e PE janë përgjegjës për hartimin e raporteve vjetore i cili adaptohet më pas nga Komisioni i Punëve të jashtme i Parlamentit dhe diskutohet në seancat plenare. Është një mënyrë jo detyruese, por ndikuese që nxjerr në pah çështjet për të cilat BE shqetësohet më shumë në raport me vendet kandidate.
Santos do të zëvendësojë Knut Fleckenstein nga Gjermania.