Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Sociologu komenton vizitën e Lleshajt në Shkodër: Krimi vazhdon, ministrin ‘e ka çu Rama me la gojën’
Sociologu Ergys Mërtiri ka komentuar vizitën e tretë brenda pak ditëve të ministrit të Brendshëm në Shkodër. Mërtiri shprehet se ministri po na thotë se nuk ka asnjë punë në Shkoder, po i duhet të bëjë si i interesuar, pasi për rendin atje ka probleme serioze.
“Gazetari e pyet ministrin Lleshaj se cfare po ndodh pasi eshte e treta here qe vjen ne Shkoder brenda nje jave, ndersa ministri pergjigjet: Jemi ketu per te mbajtur angazhimin tone se e kemi ne vemendje Shkodren. Me nje llaf: M’ka çu Rama me la gojen!
Ministri po na thote se nuk ka asnje pune ne Shkoder, po i duhet te beje si i interesuar, pasi per rendi atje ka probleme serioze. Dhe ndersa vizitat e ministrit dhe “interesimi” i tij vazhdojne, krimi vazhdon punen me atentate mafioze te tmerrshme ne mes te pazarit! Ne fakt, ndryshe nga ministri, krimi eshte shume serioz ne kete vend”, shkruan në rrjetin social Facebook, Mërtiri.