Flash News

KRYESORE

Sociologu: Pse Patozi po pranon sot të bëhet koperturë e Ramës

Sociologu: Pse Patozi po pranon sot të bëhet koperturë e

Sociologu i njohur Ergys Mërtiri është bërë pjesë e debatit të nisur tashmë prej ditësh, që pasi Astrit Patozi, ish nënkryetari i PD krijoi partinë e tij ‘Bindja Demokratike’.

Në një reagim në rrjetet sociale, ai kthehet pas në kohë dhe tregon qëndrimet që ka patur Patozi që kur bojkotoi zgjedhjet për kreun e PD-së dhe e akuzon atë se sot  pranon të bëhet koperturë e Ramës.

“Një vit e gjysmë më parë, Astrit Patozi bojkotoi zgjedhjet për kreun e PD-së, ndonëse ishte prezantuar publikisht si një kandidat real për të mundur Lulzim Bashën. Ai i konsideroi ato si zgjedhje të kapura nga kryetari, ndaj dhe refuzoi të marrë pjesë, me argumentimin se nuk mund të bëhej koperturë e një gare të gënjeshtërt. Jo vetëm kaq, por ai dhe grupi i tij sulmuan z. Selami, kur ky i fundit vendosi të kandidojë kundër Bashës. Ata e akuzuan z. Selami se me kandidimin e tij po legjitimonte procesin. Z. Patozi sot po pranon të bëhet koperturë e Ramës, nëse e gjykojmë me të njëjtën logjikë”, shkruan Mërtiri.

Të fundit