Flash News

KRYESORE

“Soiree” rikthen Jonida Shehun në ekranin e Top Channel

“Soiree” rikthen Jonida Shehun në ekranin e Top Channel
Disa javë më parë, Politiko.al tregoi disa nga detajet e projektit të ri televiziv të Jonida Shehut në Top Channel. Bëhej fjalë për një emision që do të transmetohej në darkë dhe ishte një ‘rikthim’ i emisionit të cilin e ka drejtuar dhe më parë Jonida, “Natën vonë”. Por tashmë është mësuar dhe emri i emisionit dhe do të quhet “Soiree”.  'Soiree' është një fjalë që vjen nga frëngjishtja dhe nënkupton një mbrëmje festive ku diskutohet dhe shijohet muzikë e mirë. Në klipin e përgatitur nga Top Channel, është bërë publik emri emisionit dhe në qendër të spotit shfaqet Jonida, e veshur elegante dhe e shoqëruar dhe nga pianisti i orkestrës së Top-it. Nuk dihet ende një datë kur o të nisë por ky do të jetë emisioni më i ri nga Jonida Shehu në Top Channel.
 
View this post on Instagram
 

"#Soiree" nga Jonida Shehu, së shpejti në #TopChannel! @jonida.shehu

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on

Të fundit