Flash News

KRYESORE

Solli në jetë të birin 5 javë më herët, rrëfehet Sara Hoxha: E ruaja çdo natë

Solli në jetë të birin 5 javë më herët,

Sara Hoxha ka rrëfyer atë që ka kaluar në javët e para pas lindjes së të birit London Noor Liço, i cili erdhi në jetë 5 javë më herët.

Sara tregon se si nënë për herë të parë nuk ishte e përgatur si të rriste një fëmijë të vogël, ndonëse kishte lexuar e parë shumë video.

“Deri në atë kohë, kisha lexuar dhjetra libra dhe kisha parë lloj-lloj videosh, por asgjë nuk mund të më kishte përgatitur për një fëmijë të parakohshëm. Edhe pse kishte një peshë të vogël dhe nuk ushqehej dot me gji, London dëshmoi se ishte luftëtari më i fortë që njoh. Të gjitha netët që e ruaja dhe e vëzhgoja nga afër nëse frymëmarrjen e kishte të rregullt ia vlejtën. Nëntori është muaji i ndërgjegjësimit për lindjen e parakohshme kështu që dhuroni një përqafim, jepni ndihma në maternitetin tuaj ose bëni gjithçka që keni mundësi për të mbështetur këto familje.””, shkruan Sara Hoxha.

 

Të fundit