Flash News

KRYESORE

Solskjaer "thumbon" Conten për afrimin e kapitenit të Manchesterit

Solskjaer "thumbon" Conten për afrimin e kapitenit të

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka folur për largimin e kapitenit Ashley Young nga ekipi i tij. Anglezi firmosi për Interi dhe ka mbërritur në Milano për t'u vënë nën urdhrat e trajnerit Antonio Conte. Norvegjezi i pyetur nga gazetarët për largimin e lojtarit ka folur hapur.

“Mentaliteti i Young është i tillë, donte të provonte diçka të re. Ai do të bëjë 35 vjeç dhe ka bërë një punë fantastike tek United. I ka shërbyer klubit 100% dhe për këtë duam ta falënderojmë.

"Ai donte të provonte një aventurë të re dhe neve na u desh të mos e pengonim. I uroj shumë fat te skuadra e re, por te ne nuk ishte më pjesë e planeve”, përfundoi Solskjaer

 

Të fundit