Flash News

KRYESORE

“Sondazh për PD-në”, reagon KAS: Lajm i rremë

“Sondazh për PD-në”, reagon KAS: Lajm i rremë

Ditën e sotme në disa media është publikuar lajmi se Fondacioni Konrad Adenauer ka realizuar një sondazh të brendshëm për Partinë Demokratike. Këtë lajm e ka përgënjeshtruar KAS duke e konsideruar të rremë.

Në një reagim për median shkruan:

“Te nderuar miq te Fondacionit Konrad Adenauer, dje dhe sot, disa portale kane publikuar një lajm sipas të cilit Fondacioni "Konrad Adenauer" në Tirane ka realizuar një sondazh të brendshem për Partine Demokratike. KAS njofton se ky është nje lajm i rremë dhe i pavertetë dhe se te gjitha te dhenat dhe atributet qe na jepen ne te ashtuquajturin raport sondazhi per PD-ne, jane te sajuara. Kerkojme qe ne te ardhmen, per çdo lajm qe lidhet me KAS, te kontaktohet paraprakisht zyra jone duke mos krijuar lajme te rreme dhe te njëanshme”.

Të fundit