Flash News

KRYESORE

Sondazhet: Ja si vlerësohet Linda Halimi pas provës së parë në Eurovision

Në faqen “Wiwibloggs”, ku pasqyrohen zhvillimet hap pas hapi të Eurovision është hapur sondazhi për provën e parë që këngëtarët zhvilluan përpara gjysmëfinaleve.

Linda Halimi, e cila do të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në Kejv, u ngjit në skenë më 30 prill dhe performanca e saj ishte e mrekullueshme.

Pavarësisht vlerësimit maksimal që ka marrë për vokalin, kënga e Lindës nuk është ndër më të preferuarat edhe pse kalimi në finale konsiderohet i arritshëm.

Në sondazhin e “Wiwibloggs” deri më tani kanë votuar gati 6600 njerëz për nëntë këngët që u prezantuan në provën e parë. Linda renditet e pesta me 11.74% të votave, me një diferencë shumë të vogël nga Suedia që pozicionohet në vend të katërt.

Vlerësimin më të madh e ka marrë Azerbajxhani.

Të gjithë shqiptarët mund të votojnë në këtë sondazh për performancën që i pëlqen më shumë, përfshirë atë të Linda Halimit.

 

Të fundit