Sondazhet në Greqi: Demokracia e Re, fituese. Agimi i Artë humbet terren

Pas përfundimit të votimeve, mediat greke kanë publikuar sondazhe, ku tregohet se Demokracia e Re është fituesja e zgjedhjeve të të përgjithshme të parakohshme. Partia e Kyriakos Mitsotakis pritet të marrë 38 deri në 42 për qind të votave, ose 11,5 pikë më shumë se SYRIZA nën udhëheqjen e Alexis Tsipras, që aktualisht drejton qeverinë.

Sa i takon numrit të deputetëve, Demokracia e Re pritet të përfaqësohet me 155 deri 167 ligjvenës në parlamentin me 300 deputetë ndersa numri i deputetëve të SYRIZA do të mbetet në 77 deri 88.

Në rast se rezultatet përfundojnë kështu, SYRIZA do të kalojë në opozitë, ndërsa Mitsotakis do të bëhet kryeministri i ri i vendit. Partia e tretë pritet të bëhet partia e aleancës Lëvizja për Ndryshim (KINAL) e cila përbën shtyllën e PASOK-ut me 6 deri 8 për qind. Përqindja e votave të Partisë Komuniste Greke (KKE) pritet të jetë 5 deri 7 për qind.

Ndërkohë tërhoqi vëmendjen që partia e djathtës ekstreme “Agimi i Artë” humbi shumë vota.