Flash News

KRYESORE

Sondazhet në “wiwibloggs”, Eugent Bushpepa ngjitet i pari në klasifikim

Na ndajnë vetëm tre ditë nga nata e parë e “Eurovizion” dhe bastet se kush kualifikohet dhe kush duhet të fitojë janë vënë tashmë. Faqja ‘wiwiblogs’ po ndjek në detaje këtë festival dhe ka publikuar disa sondazhe.

Eugent Bushpepa është një ndër vokalet që ka surprizuar këtë vit dhe të gjithë janë shprehur të mahnitur nga potenca e tij vokale.

Kjo është reflektuar dhe tek votat në këtë sajt, ku Eugent Bushpepa është më i votuari në natën e parë të konkurrimit. Eugenti është i pari në sondazhin e natës së parë, ky kryeson me 16.1 % të votave.

Eugent Bushpepa dhe 18 shtete të tjera janë në garë për t`u kualifikuar në natën finale të Eurovizion.

Eugenti do të konkurrojë i treti me datën 8 maj dhe bashkë me  votat e publikut do të numërohet dhe vota e jurisë.

Të fundit