Flash News

KRYESORE

Sondazhet nxjerrin fituese opozitën, Sonila Meço: Rama në situatë të paprecedentë

Për gazetaren Sonila Meço, rezultatet e sondazhit të IPR Marketing, tregojnë se kryeministri Edi Rama është i humburi i madh i krizës politike në vend. Në studion e '360 gradë’, Meço shtoi Rama mendonte se me daljen e opozitës në rrugë, do të rriste popullaritetin e tij, por po ndodh e kundërta.

“Ky sondazh është bërë në një situatë të paprecedentë. Në një situatë që deri vonë është perceptuar që do të shkojë si luftë nervash. Nga njëra anë kryeministri duke pretenduar se opozita do të lodhet nga dalja në në rrugë, në një rrugë pa krye. Nga ana tjetër opozita mendon se do të fitojë më shumë popullaritet dhe i del popullit e zhveshur. Nga kjo pikëpamje që kryeministri do të përshkallëzohej, kjo nuk diskutohet. Sepse sipas tij, kjo gjë jo vetëm forcon frontet militanteske, por e bën shoqërinë akoma dhe më të polarizuar, por nga ana tjetër e bën opozitan edhe më agresive dhe e nxjerr më shpejt nga vetja.

Mendoja se do të shkonte në një përshkallëzim kryeministri sepse nuk ka rrugë tjetër. Palët janë në rrugë pa krye sepse opozita e ka vënë kryeministrin në një rrugë të paprecedentë. Sa i takon sondazheve keni të drejtë kur thoni që bëhen për llogari të dikujt. Unë kam dëgjuar edhe nga forcat e politike kur bëjën sondazhet e tyre të brendshme, nuk i shohin si një pasqyrë për të reflektuar, por për të kënaqur egot”, deklaroi Meço.

Sipas sondazhit, 40% e shqiptarëve do votonin Partisë Socialsite, ndërsa 53% e votuesve mbështetin opozitën e bashkuar PD-LSI.

Të fundit