Sondazhi i “GFK”/ Lulzim Basha ka mbështetjen e të rinjve, Edi Rama preferohet nga grupmosha 55+

Në sondazhin e kompanisë gjermane “GFK” për zgjedhjet në Shqipëri, vihet re një mbështeje e madhe kreut të PD-së, Lulzim Basha, nga të rinjtë deri te personat në moshë 54 vjeç, më pas preferenca kalon te kreu i PS, Edi Rama.

Grupmoshat 18-22; 23-34; 35-44 dhe 45-54 japin një mbështetje të madhe për PD-së dhe me diferencë të madhe nga PS. Ndërkohë, grupmoshat 55-64 dhe 65+ mbështesin PS-në.

Edhe sa i përket mendimit që kanë për Lulzim Bashën dhe Edi Ramën, për kreun e PD-së qytetarët mendojnë pozitivisht krahasuar me kreun e socialistëve.

36.1% e të anketuarve janë shprehur se kanë vlerësim shumë pozitiv për Bashën, ndërsa vetëm 25.1% kanë vlerësuar Ramën. 20% janë shprehur se kanë një vlerësim aspak pozitiv për Ramën dhe për Bashën kjo përqindje zbret në 9.

Publikohet sondazhi i gjermanëve, PD është në avantazh ndaj PS në zgjedhje, LSI bie me vota (TABELAT)