Flash News

KRYESORE

Sondazhi i Ipsos: 77% e shqiptarëve nuk janë të kënaqur me qeverinë aktuale

Sondazhi Global Trends 2020 i Ipsos i realizuar në 33 vende të botës, tregon se qeveritë aktuale në Shqipëri dhe Rumani nuk mbështeten gjerësisht, pasi 77 - 78 përqind e njerëzve, dëshirojnë që vendet e tyre të drejtoheshin nga një udhëheqës i fortë . Sipas rezultateve të anketimeve, të dy vendet kryesojnë listën e gjatë, e ndjekur nga Afrika e Jugut dhe Britania e Madhe.

Në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor si Mali i Zi dhe Serbia, të paktën 10 përqind më shumë shqiptarë shprehin pakënaqësi ndaj liderëve aktualë të qeverisë. Sondazhi tregon se 66 përqind e qytetarëve malazez i dëshirojnë, ndërsa në Serbi vetëm 44 përqind.

Zgjedhjet lokale të vitit të kaluar në Shqipëri nxorën në pah një nivel të ulët të pjesëmarrjes në 19.4 përqind, ose rreth 67,000 votues.

Pasi opozita dogji mandatet dhe bëri thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve, shumë njerëz nuk morën pjes ënë votime.

Nga monitorimi i të gjitha vendvotimeve, rezultoi se pjesëmarrja faktike në vend ishte 15 përqind. Në përgjithësi, viti 2019 nuk ishte një vit i suksesshëm për politikën në Shqipëri pasi u dominua nga një trazirë politike që i parapriu zgjedhjeve të qershorit dhe nga ana tjetër çoi në mosbesim të mëtejshëm midis njerëzve.

Sidoqoftë, një përqindje prej 62 përqind e njerëzve nuk do të donte që Shqipëria të kthehej në atë mënyrë siç ishte, pavarësisht pakënaqësisë së tanishme.

Për më tepër, shumica e shqiptarëve besojnë se shpërndarja e pabarabartë e pasurisë është e keqe për shoqërinë, ashtu si pjesa tjetër e vendeve në studim.

Sondazhi Global Trend i Ipsos përdorur analiza të përparuara dhe analiza ekspertësh në këtë grup të madh të të dhënave, identifikoi 12 tendencat dhe 36 vlera që do të mbizotërojnë botën në vitet 2020, përfshirë urgjencën e klimës, reagimet ndaj pasigurisë dhe pabarazisë, globalizimin e pikut dhe më shumë.

Përshtatur nga Tirana Times

Të fundit