Flash News

KRYESORE

Sondazhi i IPR/ Në Elbasan PS dhe PD rriten me vota, bie LSI-ja

Nëse qytetarët e Elbasanit do të votonin sot, Partia Socialiste do të dilte forcë e parë në këtë qark me 49.5% të votave.

Rezultatet e sondazhit të publikuar mbrëmjen e sotme në Tonight Ilva Tare nga Ora News dhe IPR Marketing e nxjerrin këtë parti me një rritje edhe nga 2013 ku kishte marrë 43.3%. E përthyer në numër mandatesh, PS merr 7 deputetë në Elbasan.

Ndërkohë Partia Demokratike pozicionohet e dyta me 29.5% të votave nga 27% që kishte marrë në 2013, duke rrëmbyer katër mandate deputetësh.

LSI shënon rënie në Elbasan. Ka marrë 10% të votave nga 10.6% në 2013. Merr 1-2 mandate deputetësh. Rënie ka dhe PDIU që ka marrë 5.5% të votave nga 7.0 në 2013. Lufton për një mandat deputeti.

Edhe LIBRA e Blushit ka pritshmëri në këtë qark, ka marrë 3% të votave dhe lufton për një mandat.

Poshtë pragut pozicionohen të gjitha partitë e tjera elektorale.

Sondazhi për Durrësin, LSI me rritje të mëdha votash, PD nuk fiton nga aleatët

Sondazhi i IPR/ PD rritet me 2% në Fier, por PS është shumë larg

Të fundit