Flash News

KRYESORE

Sondazhi me 2000 persona: 60% mendojnë se në Shqipëri jetohet keq

Kompania IPR Marketing ka publikuar sondazhin e parë për këtë vit, pjesë e të cilit janë 2000 persona rezident në Shqipëri. Më poshtë të dhënat e sondazheve:

Pyetja: Sipas jush Shqipëria po shkon?

Janë 40.8% e qytetarëve shqiptarë që mendojnë se Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur. Ndërsa 49.0% thonë se vendi po shkon në drejtimin e gabuar. 10.2% thonë se nuk e dinë.

Pyetja: Në krahasim me 3 vite më parë, në Shqipëri jetohet..?

Duke bërë një krahasim me 3 vite më parë, 18.5% mendojnë se jetohet më mirë, ndërsa 39.7% mendojnë se në Shqipëri jetohet më keq. Janë 40.5 % e shqiptarëve që mendojnë se jetohet njësoj si para 3 vitesh. 1.2 % janë përgjigjur "nuk e di".

Pyetja: Si jetohet sot ne Shqiperi...?

34.8 theksojne se jetohet mire; afersisht 60% shprehen se jetohet me keq, ndersa 5.% e 2000 te pyeturve mendojne nuk kane dhene nje pergjigje konkrete, duke thene se nuk e dine.

Të fundit