Flash News

KRYESORE

Sondazhi në Facebook/ Lulzim Basha ‘zgjidhet’ Kryeministër

…në Politiko.al. Më saktë në një sondazh të hapur dje në faqen e Facebook ku, për rreth 20 orë kanë votuar mbi 4300 persona, shumica e të cilëve, mbi 3 mijë mendojnë se kryetari i PD Basha ka propozuar zgjidhje më inteligjente për krizën e shkaktuar nga Covid-19 në Shqipëri.

Cili mendoni se ka qenë më kompetent dhe ka propozuar zgjidhje më inteligjente për krizën Covid-19? ka qenë pyetja e sondazhit të Politiko. Për të cilin duhen bërë disa sqarime të cilat nuk krijojnë ide të gabuara te lexuesit nëpërmjet spekulimeve.

Së pari, sondazhi nuk është shkencor dhe as nuk ka metodologji, që do të thotë nuk ka një shpërndarje, sa më të barabartë në zona, grupe popullsie, grupmosha, e të tjerë elementë që ekspertët e sondazheve përdorin si mjete për të pretenduar se sondimi i tyre është shkencor dhe i balancuar.

[caption id="attachment_374848" align="alignleft" width="475"] Foto e sondazhit në faqen e Facebook-ut të Politiko.al[/caption]

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Një 'mangësi' tjetër që duhet marrë parasysh është se Politiko, perceptohet si media opozitare (jo e opozitës apo PD-ka një ndryshim mes të dy koncepteve), që do të thotë se ndjekësit e saj janë kryesisht mbështetës apo dashamirës të PD dhe opozitës, apo edhe oponentë të një qeverie Rama, të ngarkuar me kompetenca, pushtet, autoritet dhe iliberalizëm.

Megjithë mungesën ‘e shkencës’ sondazhi është një tregues i vibracioneve politike dhe mbingarkesës së hapësirës mediatike dhe politike me kryeministrin Rama. Gjithashtu, një tregues se kreu i PD ka shfaqur ‘stofin’ e ‘kryeministrit në hije’ (ndoshta për herë të parë në 3 vjetëshin e mandatit të dytë të qeverisë), duke u ofruar si propozues dhe duke hequr maskën e sikletshme të denoncuesit patologjik dhe pa alternativë, që e ka mbajtur vazhdimisht mbi fytyrën politike.

Sondazhi ka një plus tjetër: ai është i saktë dhe i vërtetë në atë se nuk është i manipuluar. I kryer në platformën Facebook, krijuesit e tij, editorët e Politiko, nuk mund ta tjetërsojnë rezultatin, ‘t’i vjedhin vota’. E shumta që mund të bëjnë është të votojnë vetë duke shprehur një pëlqim për njërin apo tjetrin politikan.

Basha ka fituar një ‘palë zgjedhje’, duke dalë nga hija dhe shndërruar në ‘kryeministror’, por për momentin vetëm në Politiko.al.

Të fundit