Flash News

KRYESORE

Sondazhi: Sa pëlqehen Rama dhe Basha nga shqiptarët

Kur vjen puna për të gjykuar veprimtarinë e qeverisë dhe të kryeministrit Rama, shifra e shqiptarëve që janë pro dhe atyre kundër është shumë e afërt me njëra tjetrën.

29.5% e tyre mendojnë se veprimtaria e kryeministrit Rama dhe qeverisë është pozitive, ndërsa 34.7% janë shprehur negativisht. 28.5% e shqiptarëve janë shprehur asnjëanës, për punën e qeverisë. Një grup prej 7.2% janë shprehur se nuk dinë të gjykojnë veprimtarinë e qeverisë.

Si e gjykoni veprimtarinë e liderit të opozitës dhe të PD-së, z. Lulzim Basha?

Punën dhe veprimtarinë e kreut të PD, Lulzim Basha shumica e shqiptarëve e kanë gjykuar negative. Janë 49.3% e tyre që gjykojnë negativisht veprimtarinë e Bashës, ndërsa 13.7% e shqiptarëve mendojnë pozitivisht për veprimtarinë e PD dhe liderit të saj. 28.6 % mendojnë se puna e Bashës është as pozitive dhe as negative. Ndërsa 8.3% janë shprehur se nuk e dinë.

Të fundit