Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Sondazhi, studiuesi Blendi Çeka: Tirana po sillet ndryshe me PS-në nga pjesa tjetër e Shqipërisë, qytetarët janë të informuar
Studiuesi Blendi Çeka ka deklaruar se qarku i Tiranës po tregon një sjellje tjetër me Partinë Socialiste, ndryshe nga pjesa tjetër e Shqipërisë ku partia e Edi Ramës tregon performancë më të mirë.
Duke komentuar sondazhin e “IPR Marketing” që e nxirrte PS-në me 16 mandate në Tiranë, me prirje për të zbritur në 15 të tilla, Çeka theksoi se kryeqytetasit po e nxjerrin këtë parti poshtë pritshmërive të saj. Sipas tij, kjo ndodh se ndryshe nga qytetet e tjera ku PS performon më mirë, në Tiranë njerëzit janë më të arsimuar dhe të informuar dhe jo më kot kryeqyteti konsiderohet barometri i zgjedhjeve.
“Tirana është qarku ku PS ka probleme. Nisur nga fakti se Tirana është zgjedhur në 34 mandate, PS duhet ta niste fushatën me 17 mandate dhe llogjikisht duhet të synonte mandatin e 18. PS është më poshtë esencialisht asaj që duhet të ishte. PS ose ka tendencë rritje, ose ruajtje stabiliteti në qarqet e tjera, ndërsa Tirana është ndryshe. Tirana po sillet ndryshe me PS-në nga pjesa tjetër e Shqipërisë. Tirana është barometri i Shqipërisë, janë qytetarët më të informuar, më të pavarur nga pikëpamja politike. Tirana ka qytetarët më të mobilizuar, janë më të arsimuar, më të informuar. Unë mendoj që problemi është Tirana edhe për arsye se ka bashkinë qendrore dhe ka një vëmendje specifike si pasojë e të qënit kryeqyteti. Në sondazh, PS performon më dobët seç duhet të ishte. PS duhet të jetë shumë e alarmuar me Tiranën”, tha Çeka në “Tonight”.
Edhe analistët e tjerë në studio, Afrim Krasniqi, Dritan Hila dhe Artur Zheji u shprehen se ky rezultat i dobët i PS krahasuar me pritshmëritë, vjen për arsye se qytetarët e Tiranës nuk gënjehen aq lehtë sa ndodh në qytetet periferike.
Frika e Veliajt ndaj Ilir Metës, asnjë deklaratë në zgjedhje kundër LSI, ndryshe vepron me PD