Flash News

KRYESORE

Soni Malaj: Ish-bashkëshorti nuk më lejon të postoj foto të vajzës

Soni Malaj, si disa prindër të tjerë të njohur, nuk poston asnjëherë foto të plota të Anna-s, vajzës së saj, tashmë pesë vjeçe.

Sot ajo ka treguar te "Rudina" që ka një arsye të veçantë. "Anna është italo-shqiptare. Në sytë e tyre unë jam shumë e famshme dhe nuk duan që vajza të dalë në foto sepse shqetësohen sesi do përdoren. Ata nuk kanë qejf, janë shumë rigoroz. Babai i Anës e ka me merak", ka thënë ajo duke iu referuar ish-bashkëshortit, Mirko dhe familjes së tij.  

Soni dhe Mirko janë ende në proces divorci, por sipas këngëtares, janë thjesht procedura që duhen ndjekur dhe nuk ka asgjë për t'u shqetësuar. Këngëtarja ka thënë që marrëdhëniet me Mirkon janë shumë të mira dhe gjithashtu Anna dhe Mirko janë shumë të afërt.

Fakti që ata janë ndarë kur vajza ishte ende shumë i vogël, për këngëtaren, është një avantazh në këtë situatë. Ajo tha, që edhe pse ishte përpjekur t'ia shpjegonte sa më butësisht çfarë kishte ndodhur, Anna e kishte kuptuar.  "U mundova t'ia shpjegoja, por ajo më tha "ju jeni të ndarë, nuk jetoni më bashkë, unë e di". Ajo ka qenë shumë e vogël kur ne jemi ndarë dhe nuk i ka rënë si bum", tha Soni, ndërkohë që ka zbuluar që e bija ka marrë më të mirat nga ata të dy.

Ajo ka sytë, buzët dhe format e trupit të së ëmës dhe këmbët e gjata të të atit. Megjithatë nga videot, kemi kuptuar, që Anna ka edhe zë të bukur si e ëma.

Të fundit